Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Biznesi i vogël dhe i mesëm 12 kërkesa qeverisë

COVID-19/ Biznesi i vogël dhe i mesëm 12 kërkesa qeverisë

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i dërgon nje letër me 12 kërkesa qeverisë, me qëllim përballimin e sisutatën nga koronavirusi. Binesi i vogël dhe i mesëm i kërkon qeverisë, ndër të tjera, pagesat e sigurimeve shoqërore, pagat e punonjësve, heqjen e taksave të pushtetit lokal, kompesim për pagesën e qerasë etj.

Kërkesat e biznesit të vogël dhe të mesëm:

1- Qeveria te shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.

2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të biznesit ndaj qeverisë.

3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve.

4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.

6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri ne përfundimin e gjendjes se emergjencës natyrore.

8- Të kompensohet e plotë pagesa e qerase dhe tatimit në burim e qiradhënësit .

9- Të shtyhet për një periudhe të caktuar deklarimi i bilanceve.

10- Te kreditohet biznesi me Garanci te Qeverise me fitime 1-3 % .

11- Banka e Shqiperise te injektoje likujditet ne treg per te ulur efektin e krizes.

  1. Këto masa te merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal .

Çdo vonese e mos relizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për bisnesin por edhe për ekonominë shqiptare.

Të fundit