Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Igli Tola*
COVID-19 tashmë është pandemi globale. Rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri, sipas Raportit Nr. 54 të OBSH-së deri më 14 mars, e tejkalojnë shifrën 142,539, me shkallë mortaliteti 5393 dhe ka të ngjarë të rriten dukshëm më shumë në vijim. Ajo që u pa fillimisht si një 'tronditje' kryesisht në Kinë, tanimë është një krizë globale. Përhapja e virusit ka arritur për fat të keq në skenarin më pesimist, me investitorët që u ndërpriten zinxhirët e furnizimit (nga mbyllja apo reduktimi i punonjësve si fillim në Kinë e më pas në gjithë botën), masat drastike të ndërmarra nga qeveritë për reduktimin e aktiviteteve socio-ekonomike dhe së fundmi 'derivimin' e krizës nga ekonomia reale në tregjet financiare.
Vendimi i OPEC-ut për të ruajtur nivelet aktuale të prodhimit, duke nxitur më tej rënien drastike të çmimit të naftës bruto ka sjellë amulli në tregje. Amulli që reflektohet te paqëndrueshmëria e tregut financiar, gjë që nuk ishte parë që nga kriza ekonomike e 2008
...
Gjithçka përcollëm më sipër është veç efekti i ditëve të para të pandemisë, pasi shkalla e dëmtimit total do të varet nga shpejtësia e përhapjes më tej të virusit, 'infektimi' dhe mortaliteti në rrafsh global dhe masat 'sakrifikuese' që do të hynë në fuqi nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shifrat e para që vijnë nga ekonomia kineze shpalosin një rezyme më zymtë nga sa parashikohej fillimisht. Manifaktura dhe shërbimet u zhytën në rënie në muajin shkurt, shitjet e automobilave u 'kolapsuan' në një rekord - 80 përqind, kurse eksportet e Kinës ranë 17.2 përqind në janar-shkurt dhe rënia vazhdon me ritme eksponenciale. Barometrat informalë dhe ekspertët parashikojnë një rënie të PBB-së kineze për tremujorin e parë të 2020, 'kontraktimi' i parë që shënon kjo ekonomi në 'vrull', që nga 1992 kur Kina filloi raportimin e të dhënave tremujore.E ndërsa COVID-19 duket sikur la të qetë 'strehën' e mbi 1.44 miliard banorëve (18.5% e popullatës globale) për tu përhapur në tërë botën, rimëkëmbja ekonomike e Kinës do të sfidohet më tej nga niveli i kërkesës (eksportet) nga vendet e tjera që përballen rishtazi me virusin.
Për të vijuar analizën e tregut, përhapja e COVID-19 ka gjeneruar goditje të kërkesës dhe të ofertës në të gjithë ekonominë globale. OECD parashikon rishikimet më të mëdha të rritjes me rënie në vendet thellësisht të ndërlidhura me Kinën, veçanërisht Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Japoninë. Ekonomitë e mëdha europiane do të pësojnë zhvendosje 'domino' të efektit ndërsa virusi përhapet dhe autoritetet do të miratojnë përgjigje kufizuese që frenojnë aktivitetin e prodhimit dhe shërbimit. Si rezultat i këtij 'depresioni', prognozat e OKB-së pohojnë se flukset investuese (IHD-të) mund të bien midis 5 dhe 15 përqind, niveli i tyre më të ulët që nga kriza globale financiare 2008.
Kurse, një analizë sektoriale, parasheh se turizmi dhe industri të lidhura me 'udhëtimin' do të jenë ndër më të goditurit pasi autoritetet inkurajojnë 'distancimin (izolimin) shoqëror'. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror paralajmëron se COVID-19 mund tu kushtojë atyre 63-113 miliardë dollarë të ardhura të munguara në vitin 2020, ndërsa tregu kinematografik dhe ai i argëtimit (entertainment) mund të humbasë mbi 5 miliardë dollarë nga mbyllja e kinemave dhe qendrave. Disney pret një goditje të konsiderueshme në të ardhurat, sikundër edhe restorantet, eventet sportive dhe shërbimet e tjera, që do kenë ndërprerje të konsiderueshme të aktivitetit. Ndërsa, bujqësia do të jenë relativisht më pak e prekur për shkak se s'do një interaktivitet të lartë social, por prapëseprapë do të përballen me sfida si ndërprerja e kërkesës, furnizimit, tregtimit etj.
...
Frika e një përhapjeje më të gjerë dhe 'kolapsimi' i ekonomisë u përhap në tregjet financiare që muajin e kaluar, dhe shumica e indekseve ndërkombëtare po i afrohen 'kufijve kritikë' (bear market territory) duke rënë të paktën 20 përqind nga niveli më i lartë i 52-javëve, pasi investitorët parashikojnë fitime shumë më të ulëta këtë vit. Indeksi "S&P 500" ra 7 përqind në çelje të sesionit të 9 Marsit, duke çuar në një pezullim të shkurtër të tregtimit për herë të parë që nga viti 1997. Në total, indeksi ra rreth 17 përqind nga rekordi i tij më i lartë, i 19 shkurtit dhe të njëjtën sjellje shfaqën edhe indekset e tjera si: NASDAQ, Doë Jones, CAC 40, DAX, FTSE etj.
Investitorët tanimë kanë gjetur 'strehim' në asete të sigurta siç janë obligacionet e Thesarit, duke shënuar një rekord negative të rendimenteve (yield-kthim) të ulëta. Kthimet e ulëta të obligacioneve përkthehen në kosto të ulët të huamarrjes për qeverinë. Prej tyre nuk mund të përfitojnë ndërmarrjet private ose individët, të cilët i gjejnë tregjet financiare si shumë të rrezikshme për të zgjatur kreditimin në kushtet e një pasigurie të tillë. Sa më gjatë të zgjasë paniku nga virusi, aq më shumë performanca ekonomike dhe kompani do të ndikohen, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e borxhit, veçanërisht për vendet dhe kompanitë me borxh të lartë dhe mungesë të mbështetjes dhe përkujdesit zyrtar.
...
Deri më tani, qeveritë kombëtare kanë njoftuar kryesisht përgjigje të pakoordinuara, në varësi të përhapjes së koronavirusit. Në Kinë, epiqendra e COVID-19, zyrtarët njoftuan dhënien e miliardave si kredi për qëllime të veçanta për kompanitë që përballen me kufizime të likuiditetit, si dhe mbështetje financiare për sektorë të veçantë siç është aviacioni. Në Shtetet e Bashkuara, Rezerva Federale më 9 mars, në koordinim me rregullatorët e tjerë të bankave amerikane, inkurajoi institucionet financiare që të plotësojnë nevojat financiare të klientëve dhe anëtarëve të prekur nga pandemia. Po atë ditë, Banka Federale e Rezervës së Nju Jorkut njoftoi gjithashtu operacione të zgjeruara të riblerjes brenda një nate me 50 miliard dollarë për të shmangur një krizë më të thellë të kreditimit.
Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë pritet të ndërmarrin veprime kur komitetet e tyre të politikës monetare të takohen më vonë gjatë muajit. Në frontin fiskal, Presidenti Trump rishikoi planet e administratës së tij për të kërkuar një ulje të barrës tatimore dhe ndihmë për punëtorët dhe industritë më të prekura. Vendet që njoftojnë ndërmarrje të masave fiskale që këtë muaj përfshijnë Japoninë (9.6 miliardë dollarë, ose 0.19 përqind të PBB-së), Korenë e Jugut (9.2 miliardë dollarë, 0.56 përqind të PBB-së) dhe Italinë (4.1 miliardë dollarë, 0.20 përqind të PBB-së).
Në drejtim të veprimit të koordinuar, më 6 mars, ministrat e financave të G20 dhe qeveritarët e bankave qendrore u zotuan të ndërmarrin masa "të përshtatshme" fiskale dhe monetare, por nuk morën përsipër ndonjë angazhim specifik. Në një telefonatë të 3 marsit, ministrat e Financave të G7 riafirmuan "angazhimin e tyre për të përdorur të gjitha mjetet e politikat", por nuk përshkruanin hapat specifikë. Nga ana e tyre, FMN-ja dhe Banka Botërore javën e kaluar njoftuan disponueshmërinë si fillim të 50 miliardë dollarë dhe 12 miliardë dollarë, përkatësisht, për të mbështetur të ardhurat e ulëta dhe përgjigjet e ekonomive të tregut në zhvillim ndaj virusit.
Kështu, për sa kohë shkencëtarët nuk kanë ende një tablo të qartë të sjelljes së virusit, shkallës së transmetimit dhe shtrirjes së tij të plotë; pasiguria do të jetë pjesë e sfondit për të ardhmen e parashikueshme. Përgjigjet koherente, të koordinuara dhe të besueshme të politikës ofrojnë mundësinë më të mirë në kufizimin e ndikimit ekonomik nga ajo që është tashmë për fat të keq një tragjedi njerëzore.
*Pedagog, Fakuteti i Ekonomisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38