Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Dy shtete me përmirësim të ndjeshëm, minimizohet numri i viktimave

Covid-19/ Dy shtete me përmirësim të ndjeshëm, minimizohet

Pas më shumë se dy muajsh në karantinë dhe me masa të rrepta, Italia sot ka nisur lehtësimin e disa prej kufizimeve.

Të pajisur me maska, italianët sot nisën të dalin lirshëm nëpër rrugë, të shkojnë në parqe, shumë biznese janë rihapur dhe 4.4 milionë qytetarë janë rikthyer në vendet e punës.

Sa i takon përditësimit të të dhënave mbi situatën, sot Mbrojtja Civile në Itali njofton se janë regjistruar 195 viktima në 24 orët e fundit, për një total prej 29.079 humbje jetësh.

Po ashtu, vendi fqinj ka regjistruar 1221 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 211.938.

Britania shënon 288 viktima 24 orët e fundit, shifra më e ulët ditore që nga muaji mars

Të dhënat tregojnë se Britania e ka kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit por zëvendësi i këshilltarit të lartë të mjeksisë, Jonathan Van-Tam tha se duhen numra edhe më të ulët për të lehtësuar masat.

“Tani është shumë e qartë nga të dhënat se ne jemi duke kaluar kulmin,” tha Van-Tam në një konferencë për shtyp. “Rastet e reja duhet të zbresin më tej … ne duhet të ulim rastet”, shtoi më tej.

Gjatë 24 orëve të fundit Britania raportoi 3,985 raste të reja, shifra më e vogël që prej 7 prillit.

Të fundit