Flash News

KRYESORE

Covid-19 e çon në 42 numrin e viktimave në Shqipëri, ku janë tri vatrat më ‘të nxehta’  

Covid-19 e çon në 42 numrin e viktimave në Shqipëri, ku

Një tjetër person ndërroi jetë së fundmi nga covid-19 në Shqipëri duke e çuar në total 42 numrin e viktimave. Bëhet fjalë për një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, i cili ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19.

Po ashtu, në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   317

Durrës                  140

Shkodër               112

Vlorë                     45

Fier                        28

Lezhë                    12

Elbasan                 11

Korçë                    10

Kukës                    5

Gjirokastër         1

Berat                     1

Të fundit