Flash News

OP-ED

Covid-19 është luftë? Nuk dini gjë akoma

Covid-19 është luftë? Nuk dini gjë akoma

Danilo Taino/ Corriere della Sera

Ta quajmë luftë përpjekjen globale kundër virusit është një përafrim. Eshtë e vërtetë që qeveritë i kanë dhënë vetes pushtet dhe kanë marrë masa siç bëhet vetëm gjatë konflikteve të mëdha të armatosura. Por mobilizimi, nëse mund ta quash kështu, është vetëm mbrojtës, nga të gjithë: virusi duhet të bashkojë kombet, të paktën të mos i vendosë kundër njëri-tjetrit. Eshtë mbase rasti ta mbash këtë në mendje dhe të mos shpërqendrohesh nga retorika sepse rreziqet e luftës, ajo e vërtetë, dhe jo e luftuar, e mbyllur në shtëpi, nuk janë zhdukur.

Në të vërtetë, nëse shikoni se cilat vende po përgatiten, madje edhe para Covid-19, duhet të theksohet se bota po armatoset siç nuk kishte ndodhur me vite. Në vitin 2019, shpenzimet globale ushtarake arritën nivelin më të lartë që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe, gjatë vitit, ajo shënoi rritjen më të madhe që nga 2010, 3.6% në krahasim me 2018: ato kanë filluar të kapin dy trilion dollarët.

Në raportin vjetor, të botuar ditët e fundit, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (Sipri) llogarit se 1917 miliard dollarë ishin shpenzuar në botë vitin e kaluar për armatime. Eshtë 2.2% e produktit bruto në planet. Në vitin 1989, viti i shembjes së Murit të Berlinit, shpenzimet globale (me çmimet dhe kurset e këmbimit të bëra konstante në 2018) ishte 1.516 miliard dhe arritën një minimum prej 1.054 miliardë në 1998. Që atëherë, kohërat kanë ndryshuar, si për shkak të konflikteve lokale edhe për shkak të tensioneve në rritje midis Washington-it dhe Pekinit.

Në fakt, vëren Sipri, për herë të pare, në mesin e tre vendeve që shpenzojnë më shumë për rezerva ushtarake, janë dy aziatikë, Kina dhe India. Shtetet e Bashkuara natyrisht mbeten të parët, me një total prej 732 miliard, ose 38% të shpenzimeve globale të sektorit: një rritje prej 5.3% në vitin 2018 "kryesisht bazuar në perceptimin e një kthimi në konkurrencën midis fuqive të mëdha", komenton Pieter Wezeman, studiues i Sipri.

Nga ana e vet, Kina ka investuar zyrtarisht 261 miliard, një rritje prej 5.1% dhe India 71.1 miliard (plus 6.8%). Nëse shtoni shpenzimet e Japonisë (47.6 miliard), Koreja e Jugut (43.9) dhe vendeve të Azisë Juglindore (40.5), do të arrini një total prej të paktën 465 miliard vetëm në Azi. E cila, duke pasur parasysh edhe praninë amerikane, është qartë kontinenti në qendër të të gjitha interesave. Do të shihet me kalimin e kohës nëse pandemia është një pezullim apo një përshpejtues i këtyre tendencave.

*Përkthimi: Politiko.al

Të fundit