COVID-19/ Europa e “pushtuar”. Spanjë, 838 viktima në 24 orë

Autoritetet në Spanjë njoftuan të dielën se është vendosur një numër rekord vdekjesh COVID-19 në vend, me 838 persona që kanë humbur jetën në vetëm 24 orë. Ky është një rekord i ri vdekjesh në Spanjë, që mbetet vendi i dytë më i prekur nga pandemia pas Italisë. Në total, deri më tani kanë humbur jetën 6 528 persona për shkak të koronavirusit. Ndërkohë, numri i personave të infektuar ka shkuar në 78 797 në Spanjë.

Ndërkohë në Francë gjithashtu situata është e rënduar. “15 ditët e para të muajti prill do të jenë të vështira, madje dhe më të vështira se 15 ditët e kaluara”, është shprehur Kryeministri i Francës Edouard Philippe. Franca po parashikon të rrisë kapacitetet me shtretër të kujdesit intensive nga 5 000 që ka aktualisht, duke e çuar në 14 000 të tillë. Edhe Anglia po mendon masa të tjera shtrënguese për koronavirusin, ka paralajmëruar kryeministri Boris Johnson, i cili është dhe vetë i infektuar nga koronavirusi.