Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Gjermania gati strategjinë e re kundër koronavirusit

COVID-19/ Gjermania gati strategjinë e re kundër koronavirusit

Gjermania duket se do të ndjek një tjetër strategji për të përshpejtuar heqjen e kufizimeve ndaj qytetarëve për shkak të koronavirusit. Deutche Ëelle, referuar Der Spiegel, shkruan se “Shkencëtarët në Gjermani po përgatiten të kryejnë një test për të zbuluar se kush ka zhvilluar antitrupa për të luftuar koronavirusin e ri. Rezultatet mund të ndihmojnë që jeta në Gjermani të kthehet në normalitet”, shkruhet në artikull.

Studiuesit në Gjermani mund të fillojnë testimin masiv për imunitetin kundër koronavirusit të ri që në prill, njoftoi Der Spiegel të Premten. Testimet kanë për qëllim të identifikojnë njerëzit e infektuar dhe që kanë krijuar antitrupa.

Nëse ky studim do të mbështetet nga autoritetet shëndetësore qeveritare, shkencëtarët parashikojnë të kryejnë 100 mijë teste te njerëzit, të cilat do të përsëriten periodikisht. Rezultatet e para mund të dalin deri në fund të muajit tjetër. Shkencëtarët besojnë se rezultatet e studimit mund të ndihmojnë për të përcaktuar hapjen e shkollave, rikthimin e aktiviteve publike apo dhe kthimin e qytetarëve në punë.

Të fundit