Flash News

KRYESORE

COVID-19. Greqia shënon 15 viktima dhe 624 persona të infektuar

COVID-19. Greqia shënon 15 viktima dhe 624 persona të infektuar

Në Greqi ka shkuar në 15 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Ndërkohë, numri i të infektuarve ka shkuar në 624 raste.

Sipas raportimit të mediave greke, 14 nga personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi, kanë pasur sëmundje të tjera të rënda më parë.

Shumica e personave të infektuar janë në Athinë, ndërsa 55.7% e rasteve janë meshkuj. 124 pacientë janë të shtruar në spital, ndërkohë që 34 persona janë të intubuar.

Ndërkohë deri më tani janë 12 burra dhe 3 gra që kanë humbur jetën, ndërsa mosha mesatare e tyre ka qenë 77 vjeç. Gjithashtu, së fundi janë shënuar dhe 19 raste të shëruar nga koronavirusi në Greqi.

Të fundit