Flash News

KRYESORE

COVID-19 i merr jetën kirurges së njohur në Shkodër

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare kirurgia shkodrane, Zylhia Kraja. Mjekja ndërroi jetë pas betejës disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Kraja kishte 10 ditë që ishte e shtruar në Spitalin e Shkodrës, pas infektimit me COVID. Fillimisht ajo ishte në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por që ditët e fundit u përkeqësua. Zyliha Kraja një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër, e cila ka nxjerrë një numër i konsiderueshëm mjekësh e infermierësh të tjerë.

Ajo ka kontribuar për vite me radhë në fushën e mjekësisë në Shkodër. Edhe pse prej vitesh ishte në pension ajo sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës. Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

Të fundit