Flash News

KRYESORE

COVID-19 i merr jetën kirurgut të “Shefqet Ndroqit”

COVID-19 i merr jetën kirurgut të “Shefqet Ndroqit”

Ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të virusit COVID-19 kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu. Ai punonte në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i kthyer tashmë në një spital “Covid”.

Lajmin e ka bërë me dije kolegu i tij, mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu, djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur që s’ja kurseve ndihmën askujt! Si mund të ikësh kështu nga Covid vetëm sepse u shtrove në spital për një pathollogji banale! Mjeku njeriu mire që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve! Lamtumirë babaxhan i mirë që të mirën ia doje të gjithëve! Askush nuk mund të tjetërsoj, ti do te mbetesh gjithmone ai, ai që të njef i gjithë populli! Të qoftë dheu i lehte, o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.

Të fundit