Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Izolohet kryeministri kanadez Justin Trudeau, bashkëshortja e tij shfaqi simtoma

COVID-19/ Izolohet kryeministri kanadez Justin Trudeau, bashkëshortja e tij

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është futur në vetë-karantinë për shkak të frikës nga koronavirusi, njoftoi zyra e tij, shkruan BBC. Trudeau është vetë-izoluar për shkak se bashkëshortja e tij Sophie Gregoire-Trudeau shfaqi simptoma të buta të sëmundjes të mërkurën pas një angazhimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti do të qëndrojë në shtëpi derisa të dalin përgjigjet e rezultateve të analizave. Z. Trudeau nuk ka shfaqur simptoma deri më tani. Deri më tani janë 103 raste të konfirmuara me koronavirusin në Kanada. Takimet e parashikuara nga Kryeministri kanadez janë anuluar. Ndërkohë, Trudeau do të punojë nga shtëpia, ndërsa një mjek monitoron shëndetin e tij.

Trudeau kishte planifikuar të zhvillonte takime gjatë dy ditëve të ardhshme në Otava.

Zonja Gregoire-Trudeau filloi të shfaqë një simptomë të butë të ngjashme me gripin, duke përfshirë ethe, të mërkurën në mbrëmje, pasi u kthye nga Londra. Megjithatë simptomat e saj janë qetësuar.

"Kryeministri do ta kalojë ditën në konferencë, thirrje telefonike dhe takime virtuale nga shtëpia, duke përfshirë të folurit me udhëheqësit e tjerë botërorë dhe do të bashkohet me diskutimin e veçantë të komitetit të ngritur nga kabineti për Covid-19," tha zyra e tij.

Të fundit