COVID-19/ Kim u drejtohet amerikanëve në Shqipëri: Nëse doni të largoheni, kaloni nga Stambolli

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, me anë të një video-mesazhi, u bëri thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që ndodhen ende në Shqipëri, që të kthehen në SHBA për shkak të situatës nga koronavirusi. Thirja është për ata shtetas që nuk duan të qëndrojnë për një kohë të gjatë në vendin tonë. “Nëse jeni një qytetar amerikan, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën”, thekson ambasadorja Kim.

Kim u sygjeron shtetasve amerikanë, që duan të largohen nga Shqipëria, të përdorin linjën ajrore mes Tiranës dhe Stambollit, si i vetmi koridor i daljes nga Shqipëria për momentin. “Siç e dini, të gjithë kufijtë tokësorë shqiptarë janë tashmë të mbyllur. Për momentin, ka vetëm një fluturim komerical që niset nga Shqipëria në Stamboll, nga ku mund të merrni fluturime për në SHBA. Nëse jeni një qytetar amerikan, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën”, shprehet Kim ndër të tjera.