Flash News

KRYESORE

COVID-19. Kosova konfirmon 17 raste, dy të infektuar lënë klinikën infektive

COVID-19. Kosova konfirmon 17 raste, dy të infektuar lënë

Kosova konfirmoi rastin e 17-t me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, ai tha se pacientët e sëmurë janë në gjendje të mirë, ndërsa shtoi se dy prej tyre kanë dalë nga klinika infektive, raporton RTK.

“Siç, jeni njoftuar në vazhdimësi përmes laboratorit të Mikrobiologjisë janë testuar 271 mostra të dyshimta dhe 17 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”.

“Gjendja e të prekurve është stabile me përjashtim të njërit prej pacientëve atij më të vjetrit, pacientët e tjerë janë në gjendje stabile, bile dy nga të hospitalizuar janë liruar në shtëpi”, ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u kërkoi qytetarëve të Kosovës që të jenë solidarë me të prekurit nga koronavirusi.

“Të dashur qytetarë Ju ftojmë të jeni bashkë me ne në krye të detyrës duke ruajtur shëndetin, ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP. Bashkërisht do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha ai.

Të fundit