Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Kosova konfirmon dy raste të reja, 33 në total

COVID-19/ Kosova konfirmon dy raste të reja, 33 në total

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë konfirmoi dhe 2 raste të reja me koronavirus. Sipas një komunikate të bërë publike, IKSHPK shprehet se të dielën janë testuar dhjetë mostra të dyshuara, ndërsa dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

“Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar positive”, thuhet në njoftim.

Të fundit