COVID-19/ Kosovë, dy raste të reja. Shkon në 88 numri i të infektuarve

Fridley, MN March 10: Reece Wallaker, a medical assistant with M Health Fairview, administered a COVID-19 test to an actor and fellow Fairview employee, Nichole Brown, outside the M Health Fairview Fridley clinic Tuesday. (Photo by Aaron Lavinsky/Star Tribune via Getty Images)

Kosova duket sikur po e menaxhon situatën nga koronavirusi deri më tani. Kjo, pasi çdo ditë rastet e reja duket se janë të pakta. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se gjatë të premtes janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19, pas analizimit të 108 mostrave.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK. Deri më tani në Kosovë janë kryer 991 testime, duke shënuar 88 persona të konfirmuar me koronavirusi. Gjithashtu Kosova ka shënuar vetëm 1 vdekje deri më tani, një person 82-vjeçar.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve”, thuhet gjithashtu në njoftim.