Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Kosovë, shkon në 35 numri personave të prekur

COVID-19/ Kosovë, shkon në 35 numri personave të prekur

Kosova ka konfirmuar dy raste të reja të prekur nga koronavirusi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë ditës së hënë janë kryer 20 testime, ku ka rezultuar se dy persona janë pozitivë me COVID-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 35.

“Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëzet (20) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç”, thuhet në njoftim.

Në total, në Kosovë janë kryer 604 teste deri më tani, me 35 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, janë duke u mbajtur nën mbikëqyrje 617 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi në kosovë.

 

Të fundit