Flash News

KRYESORE

COVID-19. Kryhet fluturimi më i gjatë i pasagjerëve në botë

COVID-19. Kryhet fluturimi më i gjatë i pasagjerëve në

Industria e aviacionit është goditur shumë nga pandemia e koronavirusit. Miliona udhëtarë në të gjithë botën kanë humbur ose anulluar udhëtismet për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Por pandemia globale ka vendosur një rekord të ri në udhëtimet e pasagjerëve.

Në 14 mars, linja ajrore franceze Air Tahiti Nui bëri fluturimin më të gjatë të udhëtarëve të planifikuar ndonjëherë. Udhëtimi u krye në një distancë prej 9.765 milje nga Tahiti në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit. Ky moment historik ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e kufizimeve të udhëtimit në SHBA të shkaktuara nga koronavirusi.

Kjo rrugë zakonisht përfshin një ndalesë të planifikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles. Por kur një aeroplan ndalon në SHBA, të gjithë pasagjerët duhet të kryejnë tranzitin nëpërmje doganave në aeroport. Megjithatë, kufizimet prekën dhe fluturimin me numër “TN064”, i cili u nis në orën 3 të mëngjesit me orën lokale nga aeroporti Papeete dhe mbërritja në paris shte në orën 6:30 pasdite me orën lokale, më 15 mars.

Ky fluturim u operua mbi nja bazë të jashtëzakonshme dhe brenda kufizimeve të vendosura nga autoritetetet amerikane për shkak të epidemisë Covid-19”, tha një zdhënës i Air Tahiti Nui për CNN. Fluturimi, i cili ishte në ajër për më pak se 16 orë, u bë fluturimi më i gjatë tregtar për sa i përket distancës së përshkuar.

Të fundit