Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Linjat ajrore dhe hotelet llogarisin deri në 150 miliardë dollar dëme

COVID-19/ Linjat ajrore dhe hotelet llogarisin deri në 150 miliardë

Koronavirusi nuk po merr vetëm jetë njerëzish. Për shkak të përhapjes globale të sëmundjes, ekonomia e shumë vendeve është paralizuar. Shumë udhëtime me linja ajrore janë pezulluar, bizneset janë mbyllur, frabikat dhe industria ka ndalur. Sipas një shkrimi të CNN, vetëm sektori i fluturimeve pritet të ketë një humbje prej 113 miliardë dollar në shitje, nëse virusi vijon të përhapet, citohet Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Hotelet gjithashtu janë një tjetër sektor i goditur nga koronavirusi. Marka të mëdha ndërkombëtare si Marriot International dhe Hyatt Hotels janë duke u dëmtuar rezervimet janë anuluar. Ndërkohë, themeluesi i “Atmosphere Research Group”, Henry Harteveldt, që merret me analizimin e industrisë së udhëtimeve, u shpreh se hotelet do të humbnin më shumë se 30 miliardë dollar në të gjithë botën për shkak të koronavirusit.

Megjithatë, marka të mëdha ndërkombëtare hotelesh por dhe kompani transporti, që operojnë në disa vende të botës, për të ruajtur klientët dhe minimizuar humbjet, kanë zgjedhur të bëjnë oferta duke ofruar ulje të pazakonta çmimesh. Zbritjet e çmimeve fillojnë nga 10-45% më lirë krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e Expedia.com tregojnë se udhëtarët që shkojnë në San Francisko gjetën mesatarisht rreth 25% norma më të lira se në të njëjtën kohë me vitin e kaluar. Neë York City, Orlando, Ëashington, DC dhe Phoenix po shërbejnë tarifa që janë mesatarisht rreth 10% deri 15% më lirë se vitin e kaluar.

Melia Hotele, me më shumë se 350 prona në nivel global, përfshirë në Peru, Orlando, Nju Jork dhe Meksikë, është duke patur një shitje direkte me zbritje deri në 45% për qëndrime në cilindo nga vendet e saj, së bashku me një politikë fleksibël anulimi që ndryshon nga hoteli.

 

 

Të fundit