COVID-19/ Lleshaj para Ramës: Ndihmuam 40 mijë familje, ndëshkuam 1 mijë qytetarë

Gjatë konferencë online me kryeministrin, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se janë ndihmuar 40 mijë familje me ndihma ushqimore. Ndërkohë, Lleshaj u shpreh gjithashtu se gjatë kësaj situate janë ndëshkuar mbi 1 mijë qytetarë që kanë shkelur rregullat e shtetrrethimit.

“Që nga momenti i parë familjet në nevojë i janë nënshtruar një procesi të shpërndarje së ndihmave humanitare. Janë disa shifra inkurajuese që tregojnë volumin e punës deri mbrëmë në darkë janë ndihmuar mbi 40 mijë familje me paketa ushqimore, shpërndarje e medikamenteve apo shërbime të tjera për të moshuarit që ua çojën në banesat e tyre dhe i inkurajojmë të mos dalin nga shtëpitë.

Në rang kombëtar janë ndihmuar mbi 26 mije paketa ushqimore dhe mbi 5 mijë medikamente dhe 55 mijë shërbime të tjera sociale. Duhet të forcojmë masat, janë mbi 1 mijë e 60 qytetarë të ndëshkuar për arsye të ndryshme si qarkullimi jashtë orarit , hapje të bizneseve të mbyllura me urdhër apo qarkullim me mjete pa leje”, tha Lleshaj.