Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
COVID-19/ Manastirliu: Presim 54 respiratorë, do hapim tender për të tjerë
Në emisionin “Real Story”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëri pret t`i vijnë brenda 10 ditësh 54 respiratorë, ndërsa tha se do të hapet tenderi përsëri dhe për respiratorë të tjerë. Ajo tregoi se mbrëmjen e sotme gjithashtu do të vijnë dhe 6 ton materiale për mbrojtjen e personelit shëndetësor.
“Procedura e parë ka qenë për 54 respiratorë, një pjesë e tyre priten për një afat 10-ditor dhe pjesa tjetër për një afat 3-javor. por do hapim procedurë tjetër për respiratorë të tjerë. Sigurisht që sot gjithë bota përballet me shumë vështirësi dhe ne përballemi me vështirësi.
Tregu botëror ka bërë një bllokim të transporteve. Ne kemi arritur që të lidhim kontrata që të mundemi t’i finalizojmë. Sot vjen një ngarkesë me 6 ton me materiale specifike për mbrojtjen e personelit shëndetësor”, deklaroi Manastirliu.
Ajo deklaroi gjatë emisionit se “po përgatiten dhe spitalet e rretheve” për të pritur pacientë të infektuar me COVID-19. Gjithashtu ajo falenderoi Bashkimin Europian për dhënien e 50 milionë eurove, që do të përdoren në një pjesë të tyre edhe për mbështetjen e sistemit të shëndetësisë.