Flash News

KRYESORE

Covid-19/ Meta bashkon online qeverinë ‘Rama’ dhe Bashën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Covid-19/ Meta bashkon online qeverinë ‘Rama’ dhe Bashën

Sot në orën 12.00 pritet të zhvillohet mbledhja e paralajmëruar e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë situata e krijuar nga Covid-19 dhe masat e marra nga të gjitha institucioneve, pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore dje nga qeveria.

Sipas report tv, si asnjëherë më parë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pritet të zhvillohet online për të ruajtur ditancën e sigurisë nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, pjesë e këtij takimi virtual do të jetë edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili konfirmoi pjesëmarrjen një ditë më parë, pas ftesës publike që i drejtoi presidenti.

Kush merr pjesë në mbledhje:  

Presidenti

Kryeministri

Kreu i Kuvendit

Kreu i SHISH

Kryeprokurori

Kryetari i komisionit të Sigurisë

Ministri i Brendshëm

Ministri i Drejtësisë

Ministri i Mbrojtjes

Ministri i Ekonomisë dhe Financave

Ministri i Energjetikës

Ministri i Shëndetësisë

Ministri i Arsimit

Drejtori i Policisë së Shtetit

Drejtori i Emergjencave Civile

Kryetari i opozitës

Të fundit