Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Meta paralajmëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: I ftuar dhe Basha

COVID-19/ Meta paralajmëron mbledhjen e Këshillit të

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas dy ditësh për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Meta u shpreh se në këtë mbledhje do të ftojë dhe kreun e PD Lulzim Basha.

“Brenda dy ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe do i bëj një ftesë kreut të opozitës, Lulzim Basha që të jetë i pranishëm, që të dëgjojë se çfarë do komunikohet, por dhe të shpreh mendimet e tij për këtë situatë”, u shpreh Meta.

Ai tha gjithashtu se mund të ketë dhe një tryezë me të gjitha partitë politike, me qëllim dhënien e një mesazhi bashkimi, jo vetëm për pandeminë, por edhe situata ekonomike që do të krijohet pas saj.

“Pa dyshim mund të jetë e nevojshme dhe do të ketë besoj edhe zhvillime të tilla në interes jo thjesht të dhënies së një mesazhi vizual, por për të bërë një vlerësim të situatës ku jemi dhe për të pasur një perspektivë më të qartë sipas të gjithë skenarëve qoftë pandemia, qoftë edhe situata ekonomike që ka pasojat e saj”, tha më tej Presidenti në "Open".

Të fundit