COVID-19/ Meta “qetëson” shqiptarët: Nuk do shkurtojmë shpenzimet, rrini të qetë

Presidenti Ilir Meta, duke folur për skenarët e krizës ekonomike që mund të shkaktojë koronavirusi, i ftoi qytetaët të jenë të qetë. Në emisionin “Real Story”, Meta u shpreh se për çdo situatë të krijuar, do të ketë skenarin përkatës.

“Për çdo skenar me përballimin e pandemisë sepse janë disa skenarë do të ketë edhe skenarin përkatës të përballimit të situatës ekonomike financiare dhe sociale. Në këtë drejtim i ftoj të gjithë të jenë të qetë. Nuk ka arsye për të pasur panik. Gjithçka është e evidentuar dhe mekanizmi po përditësohet për të qenë pranë të gjithë qytetarëve. Gjithçka do të bëhet për të kaluar në mënyrën më të lehtë por edhe më të drejtë”, tha Meta.

Më tej, Meta u shpreh gjithashtu se për momentin nuk mendohet shkurtimi i shpenzimeve. Por ai paralajmëroi se nëse do të jetë e nevojshme, do të duhet të preken edhe shpenzimet, ndërsa i bëri thirrje opizitës të shfrytëzojë situatën për të biseduar me grupet e interest.

“Për të ndarë koston për përballimin e kësaj situate. Nuk jemi në momentin e shkurtimit të shpenzimeve. Qeveria ka ndërmarrë një masë duke rritur në mënyrë të moderuar borxhin dhe deficitin. Nëse do të preken shpenzimet dhe ato do të preken sipas shkallës. Shpresoj të mos vijmë në këtë situatë por duhet të zbatojmë rregullat. Unë vetë por edhe qeveria dhe opozita do të shfrytëzojmë këtë kohë duke u takuar me grupet e interesit në mënyrë që të gjejmë rrugët më efikase të minimizimit të kostove për çdo biznes dhe çdo qytetar në vendin tonë. Qytetarët më të pamundur janë të identifikuar dhe ndihma do të shkojë në mënyrë të sigurt”, tha Meta.