Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
COVID-19/ Meta tjetër “afrim” me Qeverinë, pas Manastirliut dhe falenderimit publik nga Rama, takohet Arben Ahmetajn
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, i cili tashmë ka dhe detyrën e koordinimit të punës për hartimin e planit për përballimin e situatës ekonomike shkaktuar nga pandemia.
Në njoftimin e Presidentit, thuhet se “Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Disa ditë më parë, Presidenti thirri në takim edhe Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me të cilën diskutoi rreth masave të marra për të përballuar situatën nga koronavirusi. Gjithashtu, Kreu i Shtetit ka marrë falenderime publike nga Kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi Metën “për kontributin që po jep” në situatën e krijuar.
Këtë falenderim, Rama e bëri publikisht të enjten kur prezantoi planin ekonomik me 7 pika për përballimin e situatës për koronavirusin. Ndërkohë, menjëherë pas kësaj, vetë Presidenti deklaroi se do të përgjysmonte pagën e tij dhe shkurtonte “fondet e buxhetit të Institucionit” me qëllim që ato të rialokohen për përnballimin e situatës nga koroanvirusi.
Ajo që vihet re, është fakti se dy takimet me ministrat janë thirrur nga vetë Meta, ndërsa nuk ka pasur asnjë hezitim nga anëtarët e kabinetit të qeverisë për të shkuar në takim, pavarësisht se situata e do që takime të tilla të duken normale. Megjithatë, a mund të jetë kjo situatë edhe një shkak i arsyeshëm që Kreu i Shtetit të zhvillojë dhe një takim me Kryeministrin, “helmin” e 1 prillit të dytë?