Flash News

KRYESORE

COVID-19 në Itali, 604 viktima në 24 orë, shtohen të shëruarit

COVID-19 në Itali, 604 viktima në 24 orë, shtohen të

Italia shënoi 17.127 vdekje nga koronavirusi, që prej nisjes së epidemisë. Ndërkohë numri i personave të infektuar arriti shifrën 135.586 të infektuar që prej nisjes së epidemisë në vendin fqinj. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 604 vdekje nga COVID-19 në Itali.

Lajm i mirë është se ka një rritje progresive të personave që janë shëruar nga virusi. Kështu, në vetëm 24 orët e fundit janë rikuperuar 1555 shtetas, ndërsa numri total i personave të shëruar ka shkuar në 24.392 pacientë.

Aktualisht janë 94.067 persona që rezultojnë pozitivë me COVID-19. Në strukturat spitalore janë duke u kuruar rreth 28 718 pacientë, ndërsa 3792 janë në terapi intensive. Megjithatë, gjatë 24 orëve të fundit në terapi intensive ka pasur rreth 106 pacientë më pak se një ditë më parë. Ndërkohë 61.557 të infektuar janë duke u kuruar në kushte shtëpie, raportojnë Emergjencat Civile në Itali.

Të fundit