Flash News

KRYESORE

COVID-19 në Itali, shtohet numri i viktimave dhe të infektuarve

COVID-19 në Itali, shtohet numri i viktimave dhe të infektuarve

Në Itali janë regjistruar 345 viktima të tjera brenda 24 orëve për shkak të koronavirusit. Sipas informacioneve zyrtare, numri i personave që kanë humbur jetën (në total) ka shkuar në 2503.

Ndërkohë, janë konfirmuar 31 506 persona nga koronavirusi. Situata vijon të jetë e rënduar në spitalet italiane, pasi të paktën 2060 pacientë janë duke u kuruar me terapi intensive.

Gjithashtu në total janë 12894 pacientë që po marrin mjekim në spitale, ndërsa 11108 të tjerë ndodhen në shtëpi. Deri më tani, numri i personave të shëruar nga koronavirusi ka shkuar në 2941 persona.

Rajoni i Lombardisë ka numrin më të madh të personave të infektuar, me 16 220 të tillë, ndërkohë që personat që kanë humbur jetën janë 1640 të infektuar. Në Itali vijon të ketë një numër të madh të tamponeve që kryhen ndaj popullatës, ku deri më tani shkon në 148 657 persona të testuar.

Të fundit