Flash News

KRYESORE

Covid-19 në Shqipëri/ regjistrohet 1 viktimë dhe 159 raste të reja

Covid-19 në Shqipëri/ regjistrohet 1 viktimë dhe 159 raste

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person nga Covid-19 dhe janë regjistruar 159 raste të reja infektimi.

Personi që ka humbur jetën është një 75-vjeçar nga Tirana.

Nga ana tjetër janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

 

COVID-19 – Statistika (2 Tetor 2020)

Testime totale                  90138

Raste pozitive                  13965

Raste të shëruara             8342

Raste Aktive                     5239

Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2638

Durrës   572

Shkodër  386

Elbasan   286

Lezhë     272

Korçë    237

Fier       230

Vlorë     187

Kukës    144

Berat     116

Dibër     98

Gjirokastër   68

 

Të fundit