Flash News

KRYESORE

Covid-19 në Shqipëri/ Shënohen 4 viktima dhe 162 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Shënohen 4 viktima dhe 162 raste të

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga Covid-19.

Ndërsa nga 914 testimet e kryera  kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 162 qytetarë.

Gjithashtu janë shëruar 150 të infektuar, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 914 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

🟢Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 4 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Të fundit