Flash News

KRYESORE

Covid-19 në Shqipëri, shtohen 13 raste të reja; 446 të infektuar në total

Covid-19 në Shqipëri, shtohen 13 raste të reja; 446 të

Konfirmohen 13 raste të tjera me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit, duke bërë që numri total i të prekurve të shkojë në 446.

Në përditësimin e fundit, Ministria e Shëndetësisë, përmes specialists së ISHP-së Marjeta Dervishi njoftoi se Tirana vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve, me 215 raste.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 217.

Po ashtu në spitalin Infektiv janë 41 pacientë të shtruar, nga të cilët 6 në terapi, 2 prej tyre të intubuar. Ndërkohë pranë spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, COVID 2, janë të shtruar 8 pacientë, 6 në terapi dhe 5 të intubuar.

Aktualisht deri më tani kanë humbur jetën 23 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 215 raste

– Durrës 41 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 57 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, sqaron ministria.

Të fundit