Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Parashikimi i Pëllumb Piperos: Do të zgjasë 4 muaj

COVID-19/ Parashikimi i Pëllumb Piperos: Do të zgjasë 4 muaj

Mjeku infektolog Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte për emisioninn”360 Gradë”, bëri një parashikim aspak optimist të epidemisë. Sipas tij, situata nga koronavirusi do të zgjasë të paktën për katë muaj. Ndërsa shoti se masat shtrënguese do të fillojnë të lirohen pas javës së dytë të prillit.

Unë e kam thënë që në fillimet e kësaj epidemie që në opinionin tim, bazuar në indikatorë të rëndësishëm epidemiologjik, kjo epidemi së paku do të zgjasë 4 muaj. Ndërkohë masat shtrënguese të qeverisë do të zgjasin të paktën 4-5 javë nga koha e fillimit. Por duke iu referuar një epidemiologu të madh, në këtë situatë parashikime të sakta nuk ka.

Unë mendoj se masat shtrëngese do të vazhdojnë deri nga java e dytë e prillit. Besoj fort që masat shtrënguese do të fillojnë të lirohet pas javës së dytë të prillit, sepse në logjikën e kësaj epidemie duhet që ne të quhemi të çliruar nga epidemia duhet së paku një muaj pa raste të reja nga rasti i fundit”, tha Pipero.

Të fundit