Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Pas kërkesave të Bashës, Rama shpall gjendjen e “fatkeqësisë natyrore”

COVID-19/ Pas kërkesave të Bashës, Rama shpall gjendjen e

Pas shumë thirrjeve publike të kryedemokratit Lulzim Basha, që i kërkoi kryeministrit Edi Rama të shpallte gjendjen e “fatkeqësisë natyrore”, qeveria e bëri fakt të kryer. Mbrëmjen e të martës, në Fletoren Zyrtare u botua vendimi i qeverisë për “shpalljen  e  gjendjes  së  fatkeqësisë  natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.2”.

Tashmë, hyn në fuqi kufizimi i disa të drejtave dhe lirive të garantuara nga Kushtetut “deri  në  masën  që  konsiderohete  domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve”, thuhet në vendim. Ndërkohë situata do të menaxhohet nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile i ngritur për të menaxhuar situatën pas shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, për shkak të tërmetit. Vendimi do të ketë fuqi për 30 ditët në vijim, që nga dita e sotme.

Ndërkohë në vendim thuhet gjithashtu se: :Anëtar  i KNEC-së   caktohet   dhe   ministri   i   Shtetit   pë Rindërtimin.4. Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë  të  Kryetarit,  përfaqësues  të  organeve  të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë   të   fushës   së   mjekësisë   e   tëshëndetit  publik  dhe  përfaqësues  të  shoqërisë civile    ose    drejtues    të    OJF-ve,    me    objekt veprimtarie    shëndetin    publik    dhe    ndihmën humanitare.5. Instituti i ShëndetitPublik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë   natyrore   të  shpallur   për   shkak   të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”.

Për më tepër lexoni të plotë këtu çfarë parashikon “gjendja e fatkeqësisë natyrore”.

Të fundit