Flash News

KRYESORE

Covid-19, PD: Kjo është rruga e vetme për kthimin sa më shpejt në normalitet

Covid-19, PD: Kjo është rruga e vetme për kthimin sa më

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia  thotë se rruga e vetme për kthimin në normalitet të situatës prej koronavirusit është shtimi i testimeve.

Përmes një statusi në Facebook, Spahia sjell në vëmendje rastin e një pacienti që po merrte shërbim në spitalin e Traumës dhe nga aty u zbulua se kishte marrë edhe virusin Covid-19.

Nisur nga kjo, Spahia apelon qeverinë të shtojë testet, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mos rrezikuar jetën e mjekëve.

Reagimi

Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale. Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe ti kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje

Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.

Të fundit