Flash News

KRYESORE

COVID-19/ PD vlerëson planin e Ramës: Por është i pamjaftueshëm, ka nevojë për transparencë

COVID-19/ PD vlerëson planin e Ramës: Por është i

Pas prezantimit nga Kryeministri Edi Rama të planit financiar me 7 pika për përballimin e situatës nga koronavirusi, reagoi dhe Partia Demokratike. Me anë të një deklarate të shkurtër në Tëitter, PD shprehet “e konsideron të domosdoshëm” por “jo i mjaftueshëm”.

“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”, shkruan PD.

Të enjten në mbrëmje Kryeministri Edi Rama pezantoi planin financiar me 7 pika, i cili parashikon masa lehtësuese për biznesin dhe familjet për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

https://twitter.com/pdshqiperi/status/1240733989545168899

Të fundit