Flash News

KRYESORE

Covid-19 po përhapet shpejt edhe në Afrikë, 30 vende të infektuara

Covid-19 po përhapet shpejt edhe në Afrikë, 30 vende të

Edhe Afrika po përjeton një përhapje të shpejtë të virusit të ri Covid-19.

Rasti i parë u shënua në Egjipt, më 14 shkurt dhe nga ajo ditë dolën raste të reja.

Të prekura deri tani janë 20 vende të tjera duke e çuar totalin në 30 nga 54 shtete afrikane, me 450 raste të njohura. Masat e ndërmarra kanë qenë rigoroze.

Vendet më të prekura gjenden në Afrikën e Veriut, ku janë konfirmuar 10 vdekje.

Egjipti ka regjistruar 166 raste dhe katër vdekje dhe Algjeria 60 raste dhe katër vdekje. Sudani dhe Maroku secili prej tyre ka një vdekje. Afrika e Jugut ka 62 raste.

Në Afrikën Lindore ka gjithsej 20 raste në gjashtë vende.

Në Afrikën Perëndimore vendi më i prekur është Senegali me 27 raste.

Pjesa më e madhe e të infektuarve e morën virusin nga një qytetar i kthyer nga Italia.

Shumica e tyre ishin të infektuar nga një qytetar i vetëm që u kthye nga Italia.

Në konferencën e fundit OBSH paralajmëroi rreziqet e shtuara të përhapjes së virusit për vendet me kequshqyerje dhe praninë e shumë rasteve të HIV-it.

Të fundit