Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
COVID-19/ Qeveria “izolon” informacionin, reagojnë mediat: Kufizim anti-kushtetues dhe i dëmshëm
Një grup mediash, organizatash mediash dhe organizatash për të drejtat e njeriut, reaguan lidhur me qëndrimet e mbajtura nga Kryeministri Edi Rama për raportimin nga media të situatës së krijuar nga koronavirusi. Nëpërmjet deklaratës së përbashkët, botuar nga Këshilli Shqiptar i Medias, së pari ngrihet shqetësimi për “karantinën” që i vihet informacioni për mediat, ku theksohet se “qeveria ka monopolizuar informacionin” duke pamundësuar “marjen e informacioneve të pavarura”, duke penguar “personelin mjekësor të flasë” me gazetarët dhe “duke e kufizuar me totalisht verifikimin e deklaratave të shtpit”, citohet nga deklarata.
Duke vijuar më tej, mediat shprehen se: “Praktikisht, e vetmja “e vërtetë” me shifra apo të dhëna mbi virusin, i bie të jetë ajo që lexojnë zëdhënësit e Qeverisë. Ky kufizim i informacionit, përveçse anti-kushtetues është dhe i dëmshëm. Nëse jemi në një situatë të panjohur e të paqartë, kjo është VETËM faji i Qeverisë që nuk ka arritur të komunikojë qartësisht situatën ditë pas dite. Nëse sot ka shqiptarë që ende besojnë që “ne nuk na zë virusi” kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e strategjisë së komunikimit mediatik të qeverisë në këto javët e fundit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të mediave.
Në pjesën e dytë të deklaratës, mediat gjithashtu ngrejnë shqetësimin në lidhje me sulmet që kreu i qeverisë u ka bërë mediave ditët e fundit, qëkur Shqipëria nisi përballjen zyrtare me koronavirusin. “Në rradhë të dytë, Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama, u ka dërguar një komunikim zanor një pjesë të qytetarëve të Shqipërisë që përdorin celular. Përveçse mesazhi zanor që të del ndersa ti dëshiron të kryesh një telefonatë personale është cënim i hapësirës private, Kryeministri u komunikon qytetarëve: “Ruajuni nga mediat”. Ky sulm kundër mediave nuk ka vend në këtë situate”.
“Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar situatën në javët para se shpërhapja të kthehej në pandemi nuk mund të mbulohet duke kërkuar “fajtorin” apo “armikun” tek mediat. Ne gjykojmë që personalizimi i komunikimit nga Kryeministri është shumë i rrezikshëm. Përveçse kjo e kthen komunikimin në një fushatë politike, marrja nga Kryeministri e pozicionit të atij që “këshillon” publikun është jo-etike dhe e gabuar. Informacioni shëndetësor duhet shpërndarë përmes institucioneve e jo individëve, përmes profesionistëve e jo-politikanëve”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, mediat pohojnë se do të vijojnë “të publikojmë informacion të përditësuar nga burime të përgjegjshme për t’i shërbyer publikut në maksimum në këto ditë të vështira”, por, vijon dekllarata, “njëkohësisht u kërkojmë institucioneve përgjegjëse: Të bëjnë transparencë dhe të mos mbajnë informacione të fshehura; Të informojnë qartë se cila është situata aktuale e përhapjes së virusit dhe të dhënat paraprake që kanë çuar në izolimin e qytetarëve dhe pezullimin e biznesit; Të angazhohen në krijimin dhe përditësimin e shpeshtë dhe shpërndarjen efektive të databazave me informacion zyrtar; Të bëjë transparent planin e masave, kohëzgjatjen e kufizimeve dhe bazën ligjore ku ato mbështeten”, thuhet në deklaratë.
Lista e Mediave që i bashkohen deklaratës (në përditësim)
27.al
DITA
Dosja.al
Droni.al
Exit.al
Gazeta-Shqip.com
Koha jonë
Lapsi.al
Mapo.al
Opinion.al
Politiko.al
TPZ.al
Syri.net dhe Syri TV
Organizatat:
ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism
CRD
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Këshilli Shqiptar i Medias
JOQ Albania
Qendra Citizens-Channel.com
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë