Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Rama jep lajmin e mirë: Babai i “pacientit zero” del negativ dhe në testin e dytë

COVID-19/ Rama jep lajmin e mirë: Babai i “pacientit zero” del

Lajmin që e dha mbrëmjen e të enjtes Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, e konfirmoi Kryeministri Edi Rama 24 orë më pas, një tjetër pacient po shërohet nga koronavirusi në Shqipëri.

Në fakt, mund të thuhet se tashmë është zyrtarisht një i shëruar, babai i 28-vjeçarit i cilësuar si “pacienti zero”, ndërsa ka dalë negative dhe testi për një tjetër pacient.

Rama shkruan në në Facebook, se “testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. del negativ edhe një pacient tjetër. mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv. #heronj”, shkruan Kryeministri.

Ky është lajm pozitiv për Shqipërinë, pavarësisht se numri i personave të infektuar tashmë ka shkuar në 70.

Të fundit