Flash News

KRYESORE

COVID-19 sërish rekord në Kosovë, 6 viktima dhe mbi 200 raste të reja

COVID-19 sërish rekord në Kosovë, 6 viktima dhe mbi 200 raste

Kosova vijon të shënojë rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 213 raste të reja.

Gjatë këtyre orëve, kanë humbur betejën me koronavirusin 6 pacientë, ndërkohë që në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK.

Pas këtyre të dhënave, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në 6.680 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.

Të fundit