Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
COVID-19/ SHBA mbi 1 mijë viktima në 24 orë. Situatë e rënduar në Spanjë e Angli
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të regjistrojnë bilanc negative me viktimat nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, sipas “Worldomaters”, në SHBA janë shënuar 1.036 viktima të lidhura me COVID-19. Në total në Amerikë janë shënuar 11.907 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve vijon të rritet.
Aktualisht në SHBA janë regjistruar 380.744 persona të infektuar, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13.740 raste të reja. Ndërkohë, në SHBA janë shëruar deri më tani një numër i konsiderueshëm personash, plot 21.309 të infektuar. Aktualisht janë 347.528 persona pozitiv me COVID, ku të paktën 9.104 pacientë janë në gjendje kritike. SHBA ka shënuar rreth 1.150 persona të infektuar për 1 milion banorë.
Numri i testeve të kryera deri më tani në Amerikë ka shkuar rreth 2 milion. Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit 556 të vdekur nga COVID-19, ndërsa në total numri ka shkuar në 13.897 persona. Në Spanjë numri i të infektuarve ka arritur në 140 mijë shtetas. Në Angli u regjistruarn 786 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19, duke e çuar totalin në 6.159 shtetas.