Flash News

KRYESORE

Covid-19. Shkon në 2158 numri i viktimave në Itali. Shtohen të infektuarit

Covid-19. Shkon në 2158 numri i viktimave në Itali. Shtohen të

Rëndohet bilanci i viktimave për shkak të koronavirusit në Itali, duke e çuar numrin e të vdekurve në 2158. Kështu u shprehën autoritetet italiane të hënën, duke raportuar se në 24 orë janë shënuar 346 të vdekur ndërsa numri i të infektuarave ka shkuar në 27 980. Ndërkohë, numri i personave të shëruar ka shkuar në 2749 persona.

Aktualisht, nga personat e sëmurë, 1851 persona janë duke u kuruar në terapi intensive, ndërsa 11025 janë në strukturat spitalore, ndërsa 10197 po kurohen në kushte shtëpie.

Sa i përket situatës, Lombardia mbetet rajoni me më shumë të infektuar: numri total ka shkuar në 14 649 persona, ndërsa viktima 1420 persona. Në anën tjetër strukturat shëndetësore vijojnë duke kryer tampone per qytetarët, ku deri më tani raportohet se janë kryer në total 137 932 tampone.

Të fundit