Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
COVID-19/ Shqipëria në “izolim”, nga nesër mbyllen kufijtë me vendet fqinje
Kryeministri Edi Rama lajmëroi në Facebook, se duke nisur nga e diela do të mbyllen kufinjtë tokësorë me të gjitha vendet fqinje. Sipas tij, nuk do të ketë më lëvizje njerëzish me asnjë lloj mjeti. Vetëm transporti mallrave do të vijojë normalisht.
“Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama.
Ky vendim është një tjetër masë shtrënguese e qeverisë, me synim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Deri më tani ishin ndërprerë fluturimet me Italinë, që është shndërruar vatër e infeksionit në Europë dhe po përballet me një situatë të vështirë.