COVID-19/ Testet e antitrupave ‘do të jenë thelbësore’ në përcaktimin se kur duhet të hiqen bllokimet

Testimi i publikut për të përcaktuar se kush ka koronavirus mund të ndihmojë qeveritë të përcaktojnë se kur do të lehtësojë masat e bllokimit dhe t`i dërgojë njerëzit përsëri në punë. Këto teste gjaky, të njohur edhe si teste serologjike ose antirupash, do të ishin të ndryshme nga testet aktualë të koronavirusit që po kryhen dhe tregojnë një pamje se si është zhvilluar pandemia.

“Ka qeliza të kujtesës immune (antirupa) që mbeten në gjak pas infeksionit dhe janë specifike për virusin, ato janë ato që duhet të kërkojmë ne”, i tha Euronews Dr. Caroline Buckee, një professor i asociuar i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit. Në të vërtetë, shumica e testeve aktuale COVID-19 përfshijnë një mostër të hundës për të përcaktuar nëse një person është duke bartur virusin. Ato shtupa të mukozës më pas analizohen, shpesh nga një process laboratorik, për të gjetur virusin.

Por, një test serologjik mund të përcaktojë se kush ka tashmë virus ose është ekspozuar ndaj tij duke kërkuar nivele të antirupave të një personi: protein të zhvilluara nga sistemi imunitar për të sulmuar bakteret apo viruset. “Çështja kryesore është nëse ato antirupat mbrojnë vërtet nga infeksioni; ne ende nuk e dimë këtë”, shtoi Doktor Buckee, që do të thotë se ekspertët ende po shikojnë se nëse njerëzit e shëruar nga sëmundja mund të infektohen përsëri.