Flash News

KRYESORE

COVID-19. Trump e shpall “emergjencë kombëtare” në SHBA

COVID-19. Trump e shpall “emergjencë kombëtare” në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se “po e shpall pandeminë e koronavirusit emergjencë kombëtare”, shkruan Zëri i Amerikës. “Po shpall zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare dhe shtoi se emergjenca do të verë në dispozicion 50 miliardë dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t'iu përgjigjur koronavirusit”, tha Trump gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Tashmë, situatën në dorë e merr sekretari i Shëndetësisë Aleks Azar, që sipas Trump do të “ketë kompetencat e emergjecnës që do të shmangin disa rregullore dhe ligje federale për t'u dhënë mjekëve dhe spitaleve "elasticitet" në trajtimin e pacientëve”. Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi vijojnë ende diskutimet rreth miratimit të një pakete financiare e cila do të ndihmojë përballimin e sistuatës së emergjencës.

Gjithashtu Trump u shpreh se “ishte rritur trysnia për të shpallur emergjencën kombëtare për sëmundje infektive në bazë të një ligji të vitit 1988, të quajtur Ligji Stafford, që do të lejonte Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave Federale të jape fonde për katastrofat për shtetet dhe qeveritë lokale dhe për të dislokuar ekipet mbështetëse”.

Të fundit