Flash News

KRYESORE

COVID-19 u merr jetën 100 mijë njerëzve në të gjithë botën

COVID-19 u merr jetën 100 mijë njerëzve në të

Numri i viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 100 mijë tashmë. Shifra u rrit pasi Franca regjistroi vdekjen e një fëmije 10 vjeçar të premten, ndërsa Britania e Bashkuar raportoi 980 persona të vdekur në 24 orët e fundit.

Në total, 8.958 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Britani të Madhe, tha të Premten sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock. "Pas secilit është një emër, një humbje dhe një familje që nuk do të jetë kurrë e njëjtë," tha Hancock.

Në Francë, kanë vdekur më shumë se 13,000 njerëz, përfshirë një "fëmijë nën moshën 10 vjeç", tha Jérôme Salomon, drejtori i përgjithshëm i vendit për shëndetin publik, i cili tha se ka shkaqe "të shumta" të vdekjes së fëmijës.

Një total prej 13.197 njerëz kanë vdekur në Francë që nga fillimi i epidemisë përfshirë 8.598 në spital, 554 në 24 orë dhe 4.599 në shtëpitë e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor. Për të dytën ditë radhazi, numri i pacientëve në kujdesin intensiv është zvogëluar: 7,004 persona janë në kujdes intensiv, 62 më pak se të enjten, tha Salomon, i cili e përshkroi situatën si "një rreze të zbehtë të diellit".

Të fundit