Flash News

KRYESORE

COVID-19 "varfëron" De Niron

Sipas përfaqësuesve të aktorit hollivudian Robert de Niro, aktori është goditur financiarisht për shkak të pandemisë globale të koronavirusit. Sipas përfaqësuesve të tij, ai do të jetë me fat nëse do të realizojë 7,5 milionë dollarë fitime këtë vit.

76-vjeçari është përfshirë në një betejë ligjore me bashkëshorten Grace Hightower, 65 vjeç, e cila kërkon të përfitojë sa më shumë nga pasuria e aktorit, e vlerësuar mbi 500 milionë dollarë. Çifti konfirmoi ndarjen në nëntor 2018, pas 21 vitesh martesë.

De Niro nuk i ka të ardhurat vetëm nga profesioni i tij si aktor pasi zotëron pasuri të patundshme dhe 41 restorante e 18 hotele në të gjithë botën. Por përfaqësuesit e tij ligjorë argumentuan në gjykatë se aktori ka pësuar humbje prej më shumë se 4 milionë dollarë në maj për shkak të COVID-19, madje disa nga bizneset kanë marrë 14 hua nga programi federal, me vlerë 28 milionë $.

Ndërsa nga filmi “The Irishman”, De Niro pritet të marrë vetëm 2,5 milionë $ të ardhura në vitin 2020 dhe 2021.

Të fundit