COVID-19/ Vdes 85-vjeçarja tek Infektivi, shkon në 7 numri i viktimave në Shqipëri

Mbrëmjen e të enjtes u shënua viktima e 7-t nga koronavirusi në Shqipëri. ajo është një 85-vjeçare, e cila kishte mbërritur gjatë pasdites të së premtes në gjendje të rënduar te Spitali Infektiv. Lajmin e dha me anë të një deklarate Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se “e moshuara vunate dhe nga disa sëmundje të tjera.

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.