Flash News

KRYESORE

Covid-19, vendoset linjë e re telefonike për konsultimin me qytetarët

Covid-19, vendoset linjë e re telefonike për konsultimin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu lajmëroi vendosjen e një linje të gjelbër falas për qytetarët për këshilla dhe pyetje që lidhen me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja sqaron se linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19.

Po ashtu ajo nënvizon se numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat dhe emergjencat e rasteve me COVID-19.

Të fundit