Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ralf Gjoni
Është pothuajse e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj një situate të tillë ndezëse në Shqipëri, ndërkohë që mjafton të heqësh syzet e errëta provinciale për të kuptuar qartazi se çfarë po ndodh në këtë pjesëz të botës dhe ku po shkon ky vend.
Janë hedhur shumë bombula tymnaje kohët e fundit në këtë katundin tonë provincial. Jo nga ato bombulat që hidhen te Bulevardi, por nga ai tymi që shkakton inflacion të vërtetash e të pavërtetash që synojnë mjegullën permanente përmes kazanit, fuçisë apo edhe çisternës mediatike në funksion të thashethemnajës politike që komandon opinionin publik neo-otoman shqiptar.
Të gjithë në Shqipëri komentojnë, dhe me kompetencë idioteske eksperti. Shumica e këtyre gjithologëve e komentojnë gjeopolitikën rajonale sikur të ishte bukë e djathë. Por, shumëpak e kupton Perëndimin.
Një nga këto tymnajat e rrezikshme që po hidhet shpesh lart e poshtë, lidhet me faktin që bota perëndimore ka probleme, ka një mijë e një halle, është në rikonfigurim e sipër dhe për rrjedhojë, nuk e ia ka idenë se ç’po ndodh në Ballkan.
Sipas kësaj teorie që po qarkullon, përfaqësuesit e tyre diplomatikë në vende periferike si Shqipëria, Maqedonia apo Kosova, janë ose të paaftë, ose tepër të preokupuar me aferat e tyre personale korruptive, ndaj dhe dezinformojnë Uashingtonin, Berlinin, Parisin, Londrën apo Brukselin.
Ndaj, varja ‘atyre’ se anijen mund t’a drejtojmë vetë, drejt e në det të hapur dhe rregullat e lojës mund t’i shpikim e t’i ndryshojmë si të duam, rrugës, me terezi. We don’t shave it!
Bombulat e kësaj natyre po hidhen shpesh së fundmi, dhe me një marrëzi prej budallai që ka mbyllur sytë dhe është gati të hidhet në humnerë si fitimtar. Ndërkohë që një masë gjithnjë në rritje e motorit dhe konsumatorit të llumit mediatik po e gëlltit dhe ka filluar t’a besojë e t’a shpërndajë këtë racionale të sëmurë mendimi, pa asnjë lloj kuptueshmërie se kush i luan e kush i akordon telat perëndimorë.
Në fakt, kjo luftë e hapur ndaj Perëndimit synon delegjitimimin e disa prej projekteve më të rëndësishme që janë tentuar në Shqipërinë e këtyre 30 viteve të fundit – krijimi e forcimi i institucioneve demokratike, ekonomia konkurrente e tregut të lirë, pluralizmi politik bazuar mbi parti thellësisht polifonike përbrenda, forcimi i të drejtave të njeriut, pronësia, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian, anëtarësimi në NATO dhe, së fundmi krijimi i një sistemi drejtësie funksional e të besueshëm, jashtë kontrollit të kasapëve vendas që e kanë masakruar këtë sistem prej tri dekadash.
Në thelb, këto janë themelet e çdo demokracie dhe ekonomie të suksesshme perëndimore, shtyllat mbajtëse të një sistemi politik e shoqëror që kjo fara inferiore e injorante otomane këtu në Ballkan, nuk e kap dot. Ose, ndoshta e kupton dhe e lufton me çdo mjet që ka në dorë, duke mobilizuar një rezistencë politiko-shoqërore kundër krijimit të një sistemi ekonomiko-shtetëror ‘quasi’ perëndimor me mekanizma funksionalë e jashtë sferës së kontrollit politik vendas.
Perëndimi, i ndërgjegjshëm se ka dështuar në kultivimin e këtyre bazave esenciale demokratike në Shqipëri, apo në rrethinat tona gjatë këtyre tre dekadave, ka vendosur prej disa vitesh të ndryshojë rregullat e lojës në Ballkan dhe të fillojë krijimin e ‘sistemit’.
Duhet kuptuar gjithashtu në këtë kontekst se vende si Rusia, Kina, Turqia apo Irani kanë kohë që po investojnë përgjatë hapësirës europiane, dhe sidomos në Europën juglindore, kundër krijimit të këtij sistemi, duke forcuar pozitat e bajraktarëve dhe kukullave të tyre. Por bajraktarët nuk kanë vend në Perëndim.
Është e vërtetë që bota perëndimore ka një milion halle, Ballkani është periferik, Shqipëria bisht kavalli dhe se disa prej përfaqësuesve diplomatikë anembanë rajonit tonë, duken si specie burokratike të paafta që ndjekin interesin e tyre karrierist personal. Është gjithashtu e vërtetë se Brukseli vuan prej kohësh nga vegjetimi i këtyre specieve burokratike, të cilët e kanë dëmtuar projektin europian.
Por, ata janë shumë të vegjël për të impaktuar funksionalitetin e sistemit perëndimor i cili operon mbi themele të forta vlerash dhe grupesh të forta interesi, përfaqësuesit e të cilëve determinojnë aleancat e rrymat globale si dhe kontrollojnë aparatin tretës e jashtëqitës të sistemit. Me këtë strukturë hierarkike nuk e ‘kruan’ dot as Trump, as May, as Macron e as Merkel, të cilët në fakt shërbejnë politikisht për të garantuar vazhdimësinë e sistemit.
Ndaj tyre, Shqipëria dhe mini-bajraktarët e saj episodikë duken si shkarpa të shtrembëruara që prishin harmoninë e një turre me trungje të fortë druri. Ndaj dhe shkarpat janë të parat që digjen kur ndizet zjarri.
Duhet të jesh naiv të besosh se kjo që po ndodh në Shqipëri apo edhe në Maqedoni e Kosovë gjatë viteve, muajve apo edhe gjatë ditëve të fundit, lidhet me manovra personale lojtarësh të vegjël politikë.
Krejt e kundërta! Askush - qoftë në pushtet, opozitë apo në rrugë – nuk do mund t’a ndalë furinë e furtunës shtetformuese e ndëshkuese që po vjen nga Perëndimi dhe as ri-konsolidimin e kufijve të NATO-s kundrejt klubit autokratik lindor. Jo se atyre u digjet zemra për ne, por sepse kështu po ndahet bota.
Aleancat globale po ridefinohen dhe radhët e tyre po konsolidohen. Shqiptarët nuk kanë zgjidhje tjetër, përveçse të shtrëngojnë radhët e të përgatiten për rendin e ri botëror, ku ndryshe nga 1945 e për fatin tonë sot e tutje, shqip-folësit duket qartazi se janë pjesë integrale e kampit perëndimor demokratik. Por jo më, sipas qejfit tonë dhe pa shpërfilljen e deridjeshme ndaj kërkesave perëndimore.
Në praktikë, kjo përqasje dikton avancimin e reformës në drejtësi, refuzimin kategorik e të panegociueshëm të çdo inciative destabilizuese e anti-demokratike në vend nga kancelaritë perëndimore, ndëshkimin eventual të shumë aseteve kriminale e korruptive, konsolidimin e rajonit brenda NATO-s e avancimin të gjithëve drejt integrimit europian, çfarëdo forme pastë Bashkimi Evropian pas disa viteve.
Mos u hiqni kot si të shurdhër e si të verbër. Mos e kruani kot me ‘Xha Samin’. Kush ka sy, le të shohë! Kush ka veshë, le të dëgjojë! Kush ka tru, le të mendojë! Iku koha e bajraktarëve...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38