Flash News

KRYESORE

CR7 apo ‘pleshti’? Shkenca jep përgjigjen se kush është më i fortë

CR7 apo ‘pleshti’? Shkenca jep përgjigjen se kush

Pyetja se cili është më i fortë, Mesi apo Ronaldo ka dhjetë vjet që ‘mundon’ tifozët dhe mbarë sportdashësit.

Një ‘makth’ i vërtetë për çdo mbrojtje dhe të ‘pamëshirshëm’ para porte, dy yjet e futbollit botëror, me nga 5 topa të artë secili, i ka ndarë si tifozët, ashtu edhe specialistët për të zgjedhur se cili prej të dyve është më i miri.

Por këtë përgjigje gati të pamundur e ka dhënë shkenca.

Kërkuesit e Universitetit të Leuven në Belgjikë dhe shoqëria holandeze “SciSport” e specializuar në statistika, kanë përcaktuar se më i miri është Lionel Messi. Ky është përfundimi pas përpunimit të të dhënave të dy futbollistëve në të gjitha ndeshjet e tyre nga viti 2013 deri në vitin 2018. Shkencëtarët kanë vlerësuar parametrin e quajtur VAEP, që përfshin pasimet, goditjet, driblimin, përplasjet dhe gjithçka tjetër që çdo lojtar bën në fushën e lojës për të vendosur në rezultatin e ndeshjes.

Sipas llogarive, sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka një mesatare 1.21, kundrejt 0.61 për ndeshje të rivalit të tij të përhershëm. Sipas Universitetit të Leuven, vlerësimet e dy futbollistëve ishin të njëjta në sezonet e para, ndërsa duke nisur nga ai 2015/2016 Messi nisi shkëputjen. E thënë shkurt, sipas shkencës “Pleshti” i Barcelonës është më vendimtar se Cristiano Ronaldo në fushën e lojës.

Të fundit