Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo akuza të rënda kundërshtarëve: Sa para keni marrë?

Cristiano Ronaldo akuza të rënda kundërshtarëve: Sa para

Mbrëmjen e së mërkures ekipi i Real Madritit fitoi në fushën e Celta Vigos me rezultatin 1-4. Kjo ndeshje ishte shumë e tensionuar dhe u vu re që Ronaldo nuk është përmbajtur me akuza ndaj kundërshtarëve gjatë takimit.

Pas një faulli të shkaktuar ndaj tij nga Gustavo Kabral, Ronaldo iu kthye argjentinasit me fjalë dhe gjeste. “Para… ti shumë… valixhe”, ishte reagimi i portugezit që u filmua nga kamerat. Ronaldo aludonte për ndonjë shpërblim të mundshëm të vendosur nga Barcelona për futbollistët e Celta Vigos për të ndalur madrilenët në rrugën drejt titullit kampion.

Të fundit