Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo lë pas Selena Gomez-in, rekord followers-ash në "Instagram"

Fronit të këngëtares Selena Gomez në "Instgram" i ka ardhur fundi pasi tashmë vendin e parë në këtë rrjet social e mban 5 herë fituesi i "Topit të Artë", Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i ekipit të Juventusit numëron 144 309 204 ndjekës në llogarinë e tij në rrjetin social, ndërsa Selena ka 144 308 767 të tillë, duke pasur parasysh edhe faktin se këto janë shifra të ngushta që mund edhe të përmbysen në të ardhmen.

Ronaldo publikon rregullisht në profilin e tij dhe deri tani numëron 2380 postime. Ndërkohë Gomez është më pak aktive, me vetëm 1468 postime.

Selene Gomez mbante vendin e parë që prej vitit 2016 kur kaloi në renditje këngëtaren tjetër Ariana Grande, e cila tashmë renditet e treta në botë me mbi 132 milionë ndjekës, ndërsa në vend të katërt është Kim Kardashian me mbi 119 milionë ndjekës.

Të fundit